Foto: Komuna e Ferizajt

Vdes vajza e cila ishte lënduar nga shpërthimi në Ferizaj

Ka vdekur vajza e cila ishte lënduar gjatë një shpërthimi në qendër të Ferizajt javë më parë.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

E njëjta ishte dërguar edhe në Turqi për trajtim mjekësor.

Ky është njoftimi i kryetarit Aliu:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Me dhembje të thellë, sot, mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëqytetares sonë, Fatime Haxhidema, e cila ishte e lënduar nga shpërthimi i fillimvitit në njërin nga restaurantet e Ferizajt dhe po trajtohej në shërbimin e specializuar mjekësor në Turqi.

Sot, jemi të gjithë të lënduar, të gjithë me familjen e të ndjerës. Ferizaj, humbi një bashkëqytetare, familja më të shtrenjtën familjare e shoqëria e saj, një mike të çmuar.

Lutemi që shpirti i saj të prehet në paqen e pafundme. Ngushëllime të sinqerta, familjes, miqve e të njohurve të të ndjerës.

Agim Aliu