Ribashkohet me prindërit 32 vjet pas rrëmbimit

Në vitin 1988 Mao Yin ishte dy vjeç kur u rrëmbye tek një hotel ndërsa babai i tij ndaloi t’i marrë pak ujë gjatë rrugës për në shtëpi nga çerdhja, shkruan BBC.

Prindërit e tij kontrolluan vendin për të, dhe nëna e tij shpërndau më shumë se 100,000 fletushka në 10 provinca por pa sukses.

Me kalimin e viteve ajo u shfaq në shfaqje të shumta televizive kineze për të apeluar për ndihmë, përfshirë X Factor.

Sipas mediave shtetërore, ajo ndihmoi për ribashkimin e 29 fëmijëve me familjet e tyre, ndërsa djali i saj ishte ende i zhdukur. Ajo synon të vazhdojë të punojë me grupin.

Në prill të këtij viti, policia mori një informatë rreth një burri nga provinca Sichuan në Kinën jug-perëndimore, i cili kishte birësuar një fëmijë vite më parë. Policia konfirmoi që i birësuari ishte djali i zhdukur me një test ADN-je.

Policia tha se ai ishte shitur si djalë tek një çift pa fëmijë për 6,000 juanë (690 £, 840 dollarë në paratë e sotme). Familja u ribashkua në një konferencë shtypi të policisë të hënën.

Tani të ribashkuar, Mao Yin thotë se mezi pret të kalojë kohë me prindërit e tij.

Mao Yin – i cili ishte riemëruar Gu Ningning – tani drejton një biznes të dekorimit të shtëpive. Ai tha se nuk ishte i sigurt për të ardhmen, por do të kalonte kohën me prindërit e tij.

Zonja Li e tha lajmin e mirë më 10 maj – Dita e Nënës në Kinë. “Kjo është dhurata më e mirë që kam marrë ndonjëherë”, tha ajo.

Hetimi për zhdukjen e vitit 1988 është ende në vazhdim. Autoritetet nuk kanë lëshuar informacione për çiftin që rriti Mao Yin.