Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rezultatet përfundimtare, Vetëvendosja fiton 58 ulëse

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja e Vetëvendosje është shpallur partia e parë me 438.334 mijë apo 49.5% duke fituar 58  ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Kryetarja e Komisionit, Valdete Daka ka njoftuar se gjithsej 814 mijë e 122 votues kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre nga 1 milionë e 851 mijë e 927 të qytetarëve me të drejtë vote.