Rezultatet e votave me kusht në disa prej komunave të Kosovës

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi i numërimit të votave me kusht dhe të personave me nevoja dhe rrethana të veçanta të rundit të dytë për kryetarë të 21 komunave, që u mbajt të dielën më 14 nëntor.

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjatë ditës së zgjedhjeve janë hedhur 10,303 vota të cilat janë vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Kurse, pas procesit të verifikimit të tyre, janë konfirmuar 9,313 vota me kusht, ndërsa janë refuzuar 990.

Deri tani KQZ ka publikuar rezultatet e votave me kusht për komunat si në vijim:

Komuna e Istogut: Bekë Berisha nga AAK 145 vota, Ilir Ferati nga LDK me 148 vota.

Klina: Zenun Elezaj nga AAK, Esat Rraci nga PDK 74 vota.

Junik: Agron Kuçi nga AAK 22 vota, Ruzhdi Shehu nga LDK 23 vota.

Kllokoti: Vladan Bogdanoviq nga Lista Serbe 8 vota, Strahinja Spasiq nga SNS 7 vota

Gjilani: Alban Hyseni nga LVV 278 vota, Lutfi Haziri nga LDK 285 vota.

Fushë Kosova: Enver Bajçinca nga LVV 92 vota, Burim Berisha nga LDK 151 vota.

Komuna e Shtimes: Qemajl Aliu nga LVV 67 vota, Naim Ismaili nga PDK 104 vota.

Dragashi: Bexhet Xheladini nga LDK 121 vota, Shaban Shabani nga PDK 91 vota.

Nis procesi i numërimit të votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta