Regjistrohet një shpërthim në Mitrovicë të Veriut

Në orët e mbrëmjes mes ditëve e mërkurë e enjte, në Mitrovicën e Veriut është regjistruar një shpërthim.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri të vendit, Veton Elshani tha për KALLXO.com se shpërthimi është regjistruar në afërsi të qendrës për regjistrimin e automjeteve.

Sipas Elshanit, persona të lënduar nga ky shpërthim nuk ka por vetëm disa dëme materiale.

Ditëve të fundit Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është rritur fluksi i qytetarëve në veri të Kosovës që po regjistrojnë veturat e tyre.

Nga 28 tetori, kur Qeveria e Kosovës mori vendimin për zgjatjen e afatit për regjistrimin e automjeteve nga targat ilegale serbe në ato të Republikës së Kosovës, e deri më 10 nëntor 1 mijë 140 qytetarë serbë të Kosovës i kanë regjistruar veturat e tyre në targa RKS.

Komuna e Mitrovicës së Veriut ka pasur numrin më të madh të konvertimit të targave sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

 

1,140 qytetarë serbë të Kosovës konvertuan targat ilegale në RKS