KQZ. Foto: Kallxo.com

Regjistrohen tri parti të reja në KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka regjistruar tri parti të reja politike.

Iniciativa politike ‘Partia Balliste’ me 8 vota për e një kundër është regjistruar si parti politike.

Skenës tonë politike zyrtarisht iu bashkëngjit edhe partia e deputetit Milaim Zeka, Partia Euroatlantike e Kosovës. Ajo kaloi në mbledhjen e 26-të të KQZ-së me 9 vota për.

Partia e tretë e regjistruar në KQZ është Partia Demokratike e Diasporës e përfaqësuar nga Shqipe Islami.