Reagon presidentja Osmani: Përpjekjet e Vuçiqit me metodat e Putinit, do të dështojnë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas situatës në veri, ku ka kërkuar nga qytetarët serbë të Republikës së Kosovës që të mos bien pre e propagandës nga Beogradi.

Osmani ka shtuar se masat e reciprocitetit, nuk janë drejtuar nga askujt.

“Masa e reciprocitetit nuk është e drejtuar kundër askujt, por në favor të qytetarëve pa dallim përkatësie”, ka shkruar Presidentja.

Osmani ka thënë se përpjekjet e Vuqiçit për destabilizim të Kosovës, i cili po shërbehet me metoda të mentorit të tij- Putinit, do të dështojnë.

“Përpjekjet e Vuqiçit për destabilizim të Kosovës, i cili po shërbehet me metoda të mentorit të tij- Putinit, do të dështojnë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

“Policia e Kosovës dhe të gjitha institucionet e sigurisë po punojnë shumë për të garantuar respektimin e sundimit të ligjit dhe lirinë e lëvizjes. Jemi duke u koordinuar e punuar pandalur me partnerët tanë ndërkombëtar”, ka thënë ajo.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga 1 gushti, të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisjen me një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia.

KALLXO.com është duke raportuar në vazhdimësi për zhvillimet e fundit në veri.

LIVE – Zhvillimet e fundit në veri