Foto: Atdhe Mulla

Reagon eksperti nga Londra mbi raportin rreth vdekjes së Astrit Deharit

Eksperti nga Londra, Besim Latifaj ka reaguar pas raportimit të KALLXO.com mbi dyshimet se dosja e Astrit Deharit është falsifikuar.

Në një postim në “Facebook”, Latifaj ka dhënë edhe disa komente në lidhje me shkaktarët e vdekjes së anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje në qendrën e paraburgimit në Prizren në nëntor të vitit 2016.

Ai në fund ka përshëndetur kalimin e lëndës së hetimeve të rastit Dehari në Prokurorinë Speciale.

Ky është postimi i plotë i tij në “Facebook”:

IMPOSSIBLE

Sipas eksperteve të Prishtinës:

Shkaku i vdekjes është bllokimi i rrugëve ajrore dhe me besueshmëri janë dëmtime të VETESHKAKTUARA “hezitante” dmth ai vetë e ka futë me vullnet shishen.

!!!!!!!!!

Koment:

  1. Ky vetëshkaktim është unlikely thanë Ekspertet nga Anglia, Shqipëria (në dhjetor 2016) dhe nga Zvicra (tetor 2019).
  2. Për më tepër futja e shishes është bërë më një presion shumë të madh, gjë që e bën shumë të pabesueshme vetëshkaktimin.

Iu thamë hetoni se është vdekje e dyshimtë por kjo nuk ndodhi -3 vjet u humbën/ dhe me gjasë provat janë shkatërruar.

  1. Nëse jeni hezitant ose në mëdyshje, nuk bëni diçka menjëherë ose shpejt sepse jeni nervoz ose nuk jeni i sigurt.

Kur dikush heziton që e ka domethenjën është në mëdyshja atëherë kjo nuk ndodh.

  1. I lumtë kryeprokurorit për hapjen e hetimeve dhe për përzgjedhjen e prokurorit të ri për këtë rast.

Si u gjet Astrit Dehari në qeli në momentet e fundit të jetës?

www.kallxo.com