Coronavirus

Rastet e reja me COVID-19 në komuna

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar sonte se 11 raste kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe dy pacientë janë shëruar.

IKSHPK ka bërë të ditur se rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Studime e epërme), komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prizren), komuna e Prishtinës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prishtinë) dhe 1 rast me vendbanim në Ferizaj.

Kujtojmë se sot KALLXO.com ka raportuar se 60 mostra janë marrë nga Gjilani dhe 22 nga Prishtina.

Numri total i të prekurve me coronavirus ka arritur në 895 prej tyre 657 të shëruar dhe 28 të vdekur.