ILUSTRIM: Dhuna në familje, Foto: Pixabay.com

Rastet e dhunës në familje të raportuara në polici në 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 6 raste të dhunës në familje janë raportuar në 24-orët e fundit.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq e Gjakovë.

Në Gjakovë një grua ka njoftuar policinë se një i dyshuari e ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj.

I dyshuari sipas policisë ka thyer edhe urdhrin mbrojtës. Rasti është nën hetime.

Në një rast tjetër në Gjakovë një grua ka njoftuar policinë se i dyshuari në gjendje te dehur ka shkaktuar dhunë në familje.

I dyshuari, sipas policisë  është arrestuar dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Policia thotë se me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Në Obiliq, një i person është shoqëruar në stacionin policor pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Po në Obiliq, sipas policisë viktima – burrë ka njoftuar se është kanosur verbalisht nga një i dyshuari, i cili gjendet në arrati.

Policia thotë se po heton rastin.

Kurse në Prishtinë, një grua ka njoftuar policinë se një i dyshuari ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

Lidhur me rastin, policia po ndërmerr veprimet për procedurat e mëtejme hetimore.

Në Fushë Kosovë një person është sulmuar fizikisht nga një person tjetër.

Sipas policisë, viktima ka marrë lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari, sipas policisë, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.