Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rashiq: Lista Serbe i dëmton më së shumti serbët e Kosovës

Ish-deputeti dhe ish-ministri i Qeverisë së Kosovës, Nenad Rashiq, ka deklaruar se subjekti politik Lista Serbe është duke i dëmtuar më së shumti qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë.

Sipas tij, ka një ikje masive të të rinjve serbë nga Kosova.

“Lista Serbe më së shumti bën bojkot dhe ata më së shumti e dëmtojnë komunitetin serb dhe pastaj komunitetet tjera. Për çdo vit ose shumica e të rinjve ikin, dalin dhe punojnë për paga të ulëta. Nuk shohin perspektivë. Lista Serbe ka arritur që brenda 8 viteve ta ndërrojë mendimin që serbët të mos e shohin të ardhmen në Kosovë. Kjo kurrë s’ka ndodhur me serbët në Kosovë. Ju garantoj për këtë. Një serb i Kosovës që del nga Kosova, ai kurrë nuk kthehet në Kosovë”, tha Rashiq.