Raporton vjedhjen në shtëpinë e tij, Policia i gjeti në shtëpi një minahedhës dore

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë pranuar një raportim nga një burrë nga Kamenica, i cili ka thënë se një ose disa të dyshuar kanë kryer vjedhje në shtëpinë e tij.

Sipas njoftimit policor, menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe gjatë ekzaminimit të vendit të kanë hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes, minahedhës dore.

Në raportin 24-orësh policor është thënë se pas kësaj është njoftuar njësiti për deminim pranë Policisë së Kosovës të cilët kanë dal në vendin e ngjarjes, nga ku në mënyrë të sigurt kanë tërhequr mjetin e dyshuar.

Ngjarja është raportuar se ka ndodhur dje, në Lagjja Çamëria të Kamenicës, rreth orës 17:10.

Policia ka thënë se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore.