Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Raportohen si të zhdukura dy vajza në Prishtinë

Dy vajza janë raportuar si të zhdukura në Prishtinë. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, njëra vajzë është raportuar e zhdukur që nga 25 tetori e vajza tjetër që nga 30 tetori.

Më 2 nëntor, babai ka raportuar në Polici se vajza e tij është larguar nga shtëpia më 25 tetor dhe nuk është kthyer më.

Edhe në rastin e dytë, një person ka raportuar në Polici se nga data 30 tetor është larguar vajza e tij nga shëpia dhe nuk është kthyer më.