Raportohen dy raste të dhunës në familje

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar 24-orët e fundit në Policinë e Kosovës.

Në dy rastet burrat dyshohet kanë rrahur familjarët e tyre, njëri rast ka ndodhur në Ferizaj, ndërsa rasti tjetër në Prishtinë.

Me konsultim të prokurorëve të rasteve njëri burrë është dërguar në mbajtje, ndërsa në rastin tjetër i dyshuari është liruar dhe rasti është proceduar në procedurë të rregullt.