Ilustrim

Raporti policor, katër raste të dhunës në familje raportohen në 24 orë

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas Policisë, rastet janë raportuar në Podujevë, Prishtinë, Vushtrri dhe në Mitrovicë të Jugut.

Në Podujevë, Policia ka arrestuar një burrë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje.

Sipas raportit policor, pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Në Prishtinë, një grua ka raportuar në Polici se ka pasur dhunë psikike dhe fizike nga një burrë. I dyshuari është në arrati përderisa rasti është në hetime.

Në Vushtrri, organet e rendit kanë arrestuar një person i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Mitrovicë të Jugut, Policia ka vën nën pranga një burrë që dyshohet se ka kryer dhunë në familje.

I dyshuari sipas raportit policor, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.