Ramiz Lladrovci - 12.04.2019 - FOTO KALLXO.com

Ramiz Lladrovci propozon heqjen e taksës komunale për bizneset gjatë vitit 2020 për shkak të COVID-19

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas situatës së krijuar për shkak të pandemisë globale Covid-19, ka propozuar heqjen e taksës komunale për të gjitha bizneset për vitin 2020.

Sipas njoftimit të bërë nga Komuna e Drenasit, gjatë ditës së nesërme është thirrur mbledhja e Kuvendit të Komunës, ku pritet të bëhet propozimi nga ana e Lladrovcit.

Komuna ka bërë të ditur se Lladrovci ka bërë këtë propozim të cilin do ta paraqes nesër para ansambleistëve të komunës, duke pasur parasyshë vështërsitë e paraqitura tek bizneset  në ushtrimin e veprimtarisë së tyre.

Komuna ka bërë të ditur se në propozimin e Lladrovcit përfshihen të gjitha bizneser të cilat operojnë në Komunën e Drenasit, e poashtu edhe ato biznese që shfrytëzojnë hapësirat publike (terasat) nuk kanë obligim të pagesës për shfrytëzimin e tyre, gjatë periudhës së Emergjencës Shëndetësore.