Ramiz Kelmendi hidhet në krahët e Kadri Veselit

Pak ditë pasi njoftoi për largimin nga LDK-ja, ish-deputeti Ramiz Kelmendi ka njoftuar se është hedhur në krahët e liderit të një partie pjesë e të cilës ka qenë dikur.

Kelmendi ka njoftuar se ka vendosur ta mbështesë liderin e PDK-së, Kadri Veselin, në fushatën për zgjedhjet e 6 tetorit.

“Nga sot, për këtë fushatë zgjedhore me tërë bagazhin tim profesional dhe njohuritë ekonomike, zhvillimore, biznesore dhe politike, kam vendosur ta mbështesë Liderin e PDK-së z.Kadri Veseli në kandidaturën e tij për Kryeministër si dhe platformën DEKADA E RE të PDK-së!”, ka shkruar Kelmendi në profilin e tij në Facebook.

Kjo nuk është hera e parë që Ramiz Kelmendi ndërron parti.

Dikur, ai ka qenë pjesë e AAK-së së Ramush Haradinajt, pastaj në PDK, e së fundmi në LDK.

Pak ditë më parë ai njoftoi për tërheqjen nga LDK.

Ramiz Kelmendi largohet nga LDK

Po ashtu, ai njoftoi se ka marrë ofertë për bashkëpunim nga kryetar i PDK-së, Kadri Veseli.

Ramiz Kelmendi nuk kandidon për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit

Ky është postimi i tij i plotë :

“Miq të nderuar,

Nga sot, për këtë fushatë zgjedhore me tërë bagazhin tim profesional dhe njohuritë ekonomike, zhvillimore, biznesore dhe politike, kam vendosur ta mbështesë Liderin e PDK-së z.Kadri Veseli në kandidaturën e tij për Kryeministër si dhe platformën DEKADA E RE të PDK-së!

Normalisht, siç ju kam informuar më herët, unë nuk jam pjesë e drejtpërdrejt e garës zgjedhore ndaj dhe mbështetja ime do të jetë e pakusht, e hapur dhe shumë njerëzore.

Me z.Veseli kemi biseduar sot në një takim rastësorë nga i cili ka derivuar vendimi im.

Sinqeriteti për bashkëpunim mbetet reciprok dhe në respekt të kapaciteteve të ndërsjella për ti çuar proceset shtetërore përpara, gjithnjë brenda limitit të mundësive të mia shëndetësore”.