Rama: Rusia ka tentuar të keqpërdor realitetin në Ballkan

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në seancën e Këshillit të Sigurimit, ka folur për Pavarësinë e Kosovës dhe Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Ai tha se Rusia ka tentuar të keqpërdor realitetin e ndryshuar në Ballkanin Perëndimor, në veçanti lindjen Republikës së Kosovës për të arsyetuar ëndrrat e saj imperialiste dhe makthin në Ukrainë.

Në fjalën e tij në cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë në Debatin e Hapur të Nivelit të lartë në Këshillin e Sigurimit të mbajtur në selinë e OKB në Nju-Jork, Rama tha se “pavarësisht se sa përpiqeni, Kosova, pavarësia e së cilës është sanksionuar, nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, kreu 14 i kësaj karte të Kombeve të Bashkuara. Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk mund të shërbejë si pretekst për rrëmbim territoresh apo aneksim të paligjshëm”, tha ai.

Kryeministri Rama u shpreh se “abuzimi i përdorimit të së drejtës së vetos e ka mbajtur peng këtë KS, e ka paralizuar atë, por nuk e ka bërë të heshtë, ashtu siç mund të dëshmojë në këtë takim”.

“Në fakt, vlerat e rregullat që na sjellin bashkë nuk duhet të zëvendësohen nga rregulli i forcës. Bota po kalon në mënyrë të rrezikshme në një pikë ku mund të kthehet në tragjedi për të gjithë ne. Më lini ta përmbyll duke kujtuar përvojën e Ballkanit Perëndimor. Dua të kujtoj rrugën e mizorisë që mund të na sjellë dhe kostot e jashtëzakonshme që sjell për të gjithë, përfshi edhe ata që janë autorët”, nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë tha se “historia ka konfirmuar se ata që kanë parë luftën si rrugë të shkurtër për të arritur objektivat e tyre, në fakt kanë përfunduar duke u penduar vetë për të”.

Mbledhja e KS, Rama debate me ambasadorin rus për fjalimin e Zelensky

Ka nisur me debate mbledhja e Këshillit të Sigurimit mes kryeministrit, Edi Rama dhe ambasadorit të Fedaratës Ruse. Shkak ka qenë fakti se tema e zgjedhur nga Shqipëria si kryesuese e Këshillit të Sigurimi ka qenë Ukraina, dhe për të folur përpara KS është ftuar dhe presidenti Ukrainas, Vladimir Zelensky.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po drejton në selinë e OKB në Nju-Jork, Debatin e Hapur të Nivelit të lartë, ku Presidenca Shqiptare e Këshillit të Sigurimit drejton një nga sesionet më të rëndësishme me temë “Respektimi i qëllimeve dhe i parimeve të Kartës së OKB-së nëpërmjet multilateralizmit “Ruajtja e paqes dhe sigurisë së Ukrainës”.

Në tryezë merr pjesë Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe 50 krerë të shteteve.

Rama tha se “agjenda e përkohshme është: ruajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, respektimi i qëllimeve dhe parimeve të Kombeve të Bashkuara, Kartës së saj përmes aksionit shumëpalësh efektiv, ruajtjes së paqes dhe sigurisë së Ukrainës”.

Menjëherë pas prezantimit të pjesëmarrësve dhe personave të ftuar për të folur nga anha e kreut të qeverisë shqiptare, ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vasili Nebenzia, kundërshtoi agjendën e paraqitur.

“Ne nuk besojmë se argumentët që na paraqitët janë bindëse. Doja të na shpejgoni pse i është dhënë përparësi presidentit të Ukrainës? Nëse bëni këtë atëherë do përballeni me praktika shkelëse“, tha ambasadori rus.

Sipas tij, anëtarët e KS i kanë dëgjuar fjalimet e Zelenskit nëpërmjet video dhe mesazheve.

“Këtu ka një shkelje flagrante të procedurave. Kjo shkelje ka rreziqe në KS sepse rrezikon të kthehet në shfaqe. Kjo e sotmja do të jetë më shumë një spektakël. Ne nuk kundërshtojmë pjesëmarrjen e Zelenskit, por gjërat të bëhen sipas rregullave. Ata që nuk janë vende anëtare të flasin pas vendeve anëtare. Presidenca shqiptare ka treguar shkelje flagrante,” tha përfaqësuesi rus. RTK