Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Rajoni i Prishtinës, Policia shqipton mbi 3 mijë gjoba në trafik brenda javës

Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik.

Sipas njoftimit, gjatë javës së kaluar janë shqiptuar 3,527 gjoba për kundërvajtje të ndryshme.

Ndërsa ka njoftuar se përveç planeve policia ka pranuar denoncime nga qytetarët/mediat për shkelje të ndryshme nga ngasës të automjeteve në trafik.

“Angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar”- thuhet në njoftim.