Ilustrim

Rahovec, kapet i dënuari me një vit burg për vjedhje

Policia në Rahovec ka arrestuar një të dyshuar, R. Sh., i cili ishte i kërkuar me urdhër arrest nga Gjykata.

Urdhër arresti ndaj R. Sh. ishte lëshuar nga Gjykata për veprën penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje e rëndë”.

Pas arrestimit të tij më datë 13 dhjetor, atij i është shqiptuar masa e dënimit.

“Pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendër Korrektuese, në kohëzgjatje prej një (1) viti” – thuhet në njoftimin e Policisë.