Policia e Kosovës

Qytetari raporton në Polici se grabitësit hynë nga kulmi i shtëpisë dhe i vodhën para

Është arrestuar një person në Pejë, i cili është i dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rёndё”.

Sipas Policisë, më 4 prill, Stacioni Policor në Istog, ёshtё informuar nga ankuesi se persona tё panjohur kanё hyrё nga kulmi i shtёpisё sё tij.

Me këtë rast, viktima ka thënë se i janë vjedhur para nё shumёn prej 3,400 euro dhe 1,200 franga zvicerane.

Në vendngjarje kanё dalur njësitet relevante tё policisë nё Istog, tё cilёt kanё kryer shikimin e vendit tё ngjarjes.

Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Istog, më 27 prill, ёshtё identifikuar dhe arrestuar i dyshuari, i cili dyshohet se me datёn e lartёcekur ka kryer veprën penale.

Pas arrestimit, ai është intervistuar dhe me vendim tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.