Ilustrim

Qytetari nga Vushtrria raporton se dikush ia hoqi flamurin kombëtar nga shtëpia dhe e dogjën

Një rast i pazakontë ka ndodhur në mbrëmjen e së dielës në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë.

Një qytetar ka raportuar në Policinë e Kosovës se dikush ia kishte hequr flamurin kombëtar të Shqipërisë, që e kishte pasur të vendosur në shtëpi.

Sipas tij, këtë flamur personat e panjohur edhe ia kishin djegur pak metra larg shtëpisë.

Lidhur më këtë rast dje Policia ka arrestuar një person i cili, siç theksohet në raportin policor ka pranuar se bashkë me dy persona të tjerë të komunitetit kosovarë e kanë kryer veprën.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Rasti ndodhi në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë më 18 shtator.

Rasti është iniciuar si “Prishje e rendit dhe qetësisë publike, vandalizëm”.