Qytetarët serbë e mbajnë të bllokuar në disa vende rrugën për në pikën kufitare në Jarinjë

Kamionë të shumtë janë vendosur gjatë ditës së djeshme dhe sot në rrugët drejt pikave kufitare me Serbinë në Jarinjë dhe Bërnjak.

Në këtë mënyrë qytetarët serbë të veriut të Kosovës po protestojnë ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës që automjetet me targa të Serbisë të zëvendësojnë ato me tabela të përkohshme të Kosovës.

Ekipi i KALLXO.com ka siguruar pamje të bllokimit të rrugëve me kamionë.

Rruga për në pikën kufitare të Jarinjës është e bllokuar në 5-6 vende me kamionë e vetura.

Ndërsa, rruga është e bllokuar edhe dy kilometra përtej pikës kufitare të Jarinjës.