QKUK - Foto: KALLXO.com

QKUK flet për gjendjen e dy të plagosurëve në tentim grabitjen në Mramor

Dy persona mbetën të plagosur në tentim grabitjen e armatosur, që u krye dje rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Cak i grabitjes ishte një furgon i kompanisë “Besa Security”, i cili po transportonte para. Sipas kompanisë, grabitësit kanë përdorur armë të kalibrit të rëndë dhe Kallashnikovë.

Nga përdorimi i këtyre armëve janë plagosur dy punonjës të kompanisë.

FSK ua jep ndihmën e parë të plagosurve nga tentim grabitja në Mramor (VIDEO)

KALLXO.com ka raportuar mbrëmë se gjendja e njërit nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.

Zëdhënësi i QKUK, Shpend Fazliu ka thënë për KALLXO.com se i njëjti është duke u trajtuar në intensiv, ndërsa personi tjetër është jashtë rrezikut për jetë.

“Zyra për informim ju njofton se njëri nga të plagosurit është në intensivë, pas intervenimit kirurgjik nga kirurget torkal. Sipas mjekëve për momentin ka gjendjen stabile. Ndërsa aktualisht tjetri është në kirurgji torakale, i cili po vazhdon jashtë rrezikut”, tha Fazliu për KALLXO.com

Policia jep detaje për tentim grabitjen e armatosur ndaj mjetit që po transportonte para