Qeveria themelon komisionin ad-hoc për zgjedhjen e kandidatëve për Bordin e KPMM-së
Qeveria e Republikës së Kosovës ka themeluar komisionin ad-hoc për zgjedhjen e kandidatëve për Bordin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.
Më 26 tetor Kuvendi i Kosovës shkarkoi Bordin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, me kryesuese Selvete Grajqevci – Pllana dhe anëtarë, Rrezarta Pushkolli, Gani Maliqi dhe Gani Kastrati.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë tregoi emrat e përbërjes së komisionit.
“Me ligjin për miniera dhe minerale, Qeveria është e obliguar që ta themelojë këtë komision ad-hoc përbërjen e të cilëve propozoj si në vijim: Lule Isufi, kryesuese dhe anëtarë Rafet Zeqiri, Taulant Tanushaj, Lule Pashku dhe Genc Hundozi”.
Komisioni kryen detyrat dhe përgjegjësitë sipas ligjit. Komisioni ad-hoc i zgjedh dy emra dhe i dërgon në Qeveri dhe më pas dërgohen në Kuvendin e Kosovës.