Foto: Islam Berisha, KALLXO.com
Kuvendi e shkarkon Bordin e KPMM-së
Kuvendi i Kosovës ka shkarkuar sot bordin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, me kryesuese Selvete Grajqevci – Pllana dhe anëtarë, Rrezarta Pushkolli, Gani Maliqi dhe Gani Kastrati.
Për shkarkimin e Grajqevci-Pllanës kanë votuar pro 62 deputetë dhe dy kanë abstenuar; për shkarkimin e anëtares Pushkolli kanë votuar pro 61 deputetë dhe tre kanë abstenuar; për shkarkimin e Gani Maliqit 60 kanë votuar pro dhe tre kanë abstenuar dhe për shkarkimin e Gani Kastratit kanë votuar pro 62 deputetë kurdë dy kanë abstenuar.
Ndaj këtyre shkarkimeve, ka abstenuar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Në votim nuk kanë marrë pjesë deputetët e opozitës, të cilët kanë kundërshtuar shakarkimin e bordit të KPMM-së, në kohën kur minatorët e Trepçës janë në grevë.
Kuvendi po ashtu ka miratuar rekomandimin e Komisionit për Ekonomi që vendimi i KPMM-së për zvogëlimin e borxhit të “Ferronikel”-it nga 9 milionë në rreth 1 milion të kthehet në rivendosje.
KALLXO.com ka publikuar një hulumtim në të cilin tregoi se si KPMM ia kishte zvogëluar borxhin ‘Ferronikelit’, duke filluar nga konstatimi i borxhit e deri tek vendimi për të ulur këtë borxh.