Flamuri i NATO-s.

Qeveria themelon grupin punues për integrimin e Kosovës në NATO

Qeveria ka miratuar vendimin për themelimin e grupit punues ndër-institucional për integrimin e Republikës së Kosovës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se objektivat e këtij grupi punues do të jenë anëtarësimi në kartën e Adriatikut.

“Duke pasur parasysh prioritetin strategjik, MPJD ka propozuar grupin punues për integrimin e Republikës së Kosovës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).Objektivat e grupit do të jenë proceduara për anëtarësim, anëtarësimi ne kartën e Adriatikut”, tha ai.

Ndërkaq, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO është urgjent.

“Anëtarësimi i Kosovës mbetet prioritet strategjik, Republika e Kosovës ka dëshmuar përkushtimin për mbrojte të vlerave të përbashkëta. Të gjitha veprimet dhe vendimet tregojnë qartë orientimin demokratik dhe paqedashës të shtetit tonë. Duke marrë parasysh kontekstin aktual të agresionit rus ndaj Ukrainës, anëtarësimi i Kosovës është urgjent si rrallë herë më parë”, tha ajo.

Përbërja e këtij grupi do të jetë si në vijim:

  1. MPJD kryesuese
  2. Ministri i Mbrojtës – anëtar
  3. Ministri i Punëve të Brendshme – anëtar
  4. Ministria e Drejtësisë – anëtar
  5. Një përfaqësues i lartë nga Zyra e Presidentes – anëtar
  6. Një përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit – anëtar
  7. Një përfaqësues nga ambasada në Bruksel – anëtar
  8. Një përfaqësues nga Ambasada e ShBA në Kosovës – anëtar