Foto: Qeveria e Kosovës
Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, ndan 5.5 milionë euro për zgjedhjet e parakohshme
Qeveria në detyrë, më 05.12.2025, ka mbajtur një mbledhje elektronike në të cilën ka marrë dy vendime.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se gjatë mbledhjes është miratuar kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për realizimin e projekteve përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në vlerë prej 141,680 euro.
Sipas vendimit të Qeverisë këto mjete merren nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, (MFPT), nga nënprogrami ”Marrëveshjet me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara” dhe nga kategoria e shpenzimeve “Subvencione dhe Transfere”, dhe ato pastaj transferohen në MFPT në nënprogramin “Thesari” dhe në kategorinë e shpenzimeve “Subvencione dhe Transfere”.
Gjithashtu, gjatë kësaj mbledhje Qeveria në detyrë ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave për kursime dhe ndarje.
Sipas kërkesën së MFPT-së, Qeveria ka miratuar bartjen e mjeteve/kursimeve në vlerë prej 22, 819, 322. 38 euro. Prej tyre, 37 mijë euro janë nga shpenzimet komunale; 4, 300, 000.00 euro nga subvencione dhe transfere dhe 18, 483, 922.83 euro nga kategoria e investimeve kapitale.
Mjetet ishin paraparë për investime në infrastrukturë, për programe sociale dhe për subvencione.
Ndër to: 6, 217, 746.00 euro janë marrë nga projekti për ndërtimin e autostradës Prishtinë- Gjilan dhe 3 milionë të parapara për të mbuluar dëmet natyrore në bujqësi.
Mjetet e marra në vlerë prej 22, 819, 322. 38 euro janë ndarë: 5, 460, 00.00 për KQZ- në; 40 mijë euro për Sekretariatin e KQZ-së; 7, 875, 360.00 për mallra dhe shërbime, 4, 773, 334.83 për subvencione dhe transfere dhe 10, 132, 628.00 për investime kapitale. Ndër to, 5, 591, 628.00 për shpronësime; 1. 5 milion për rrugën Prishtinë Podujevë dhe 1.5 milion euro për rrugën Prizren – kufi me Maqedoninë e Veriut.
Mjetet e bartura do të përdoren gjithashtu për zgjedhjet e 28 dhjetorit, mallra dhe shërbime, subvencione dhe mbështetje të partive politike.