Foto: ZKM

Qeveria ndan 4,200 euro për transportimin e kufomës së argjentinases që u gjet e vdekur në Fushë Kosovë

Në fillim të muajit gusht, në Fushë-Kosovë një shtetase nga Argjentina, dyshohet se pas lëndimeve të marra, kishte vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Qeveria e Kosovës ka ndarë 4,200 euro për transportimin e kufomës së saj në Argjentinë, me kërkesë të familjarëve.

“Me datë 1 shator avokatja e familjes për shkak të vështirësisë financiare të familjes ka kërkuar mbështetje financiare për transportimin e kufomës së gruas argjentinase e cila ka humbur jetën javë më parë” – ka thënë Vigan Qorrolli, zëvendësministër i Drejtësisë.

Kështu, sipas tij, Qeveria e Kosovës ka ndarë 4 mijë e 200 euro për transportimin e kufomës nga Prishtina në Buenos Aires.

Fushë Kosovë, vdes shtetasja argjentinase, një i dyshuar për vrasje