Qeveria miraton vendimin me të cilin jep mendim për përzgjedhjen e anëtarit jo ekzekutiv të BQK-së

Kabineti Qeveritar ka miratuar vendimin me të cilin jep mendim dhe pajtohet me kandidaturat e propozuara nga Paneli Seleksionues për përzgjedhjen e anëtarit jo ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Emrat të cilët i ka prezantuar kryeministri, Albin Kurti janë: Afrim Atashi, Arta Hoxha, Enver Bajqinca, Florim Peci dhe Valdrin Kasumaj.

Kurti tha se pas aprovimit ky vendim i procedohet Kuvendit të Kosovës.