Qeveria miraton nismën për njohjen e patentë shoferëve ndërmjet Kosovës, Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut

Qeveria e Kosovës ka miratuar nisëm për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për njohjen reciproke të patentë shoferëve.

Propozimin para kabinetit qeveritar e bëri ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Në kuadër të nismave që MPB i ka si prioritet është edhe kjo. Qytetarët tanë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar të kenë mundësi që patentë shoferin e Kosovës ta zëvendësojnë më atë të Mbretërisë së Bashkuar dhe anasjelltas” – tha Sveçla.

Përveç kësaj qeveria miratoi edhe nisëm për lidhjen Marrëveshjes Ndërkombëtare mbi transferimin dhe përdorimin e të dhënave të Regjistrit të Emrit të Pasagjerit me këto dy vende.