Qeveria miraton kompensimin financiar për delegatët e vitit 1990

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, në nbledhjen e sotme të qeverisë ka paraqitur propozimin për miratimin e kuvendit për kompensim financiar për delegaët e legjislaturës së viti 1990.

Vendimi është miratuar nga qeveria me dy vota abstenim.

Reçica tha se këta delegatë kanë kanë marrë pjesë në mbledhjet e e Kuvendit të Kosovës deri në vitin 1992.

“Këta delegatë të cilët kanë marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës më 2 korrik dhe 7 shtator dhe kanë vazhduar mbajtjen e mbledhjeve deri më 24 maj 1992,” ka thënë Reçica.

Nga ky vendim 105 deputetë do të përfitojnë proporcionalisht shumën prej 2,733 euro. Për ata deputetë që nuk janë në jetë, kompensimin e plotë financiar të njëhershëm, do e gëzojnë bashkëshortja/e veja e deputetit, apo fëmija deri në moshën 18 vjeçare, ndërsa nëse janë në studime deri në moshën 26 vjeçare.

Reçica ka thënë se më këtë me këtë vendim të sotëm, qeveria e Kosovës, përmbush edhe një obligim ndaj atyre që në kohë të vështira patën guximin tu paraprijnë zhvillimeve të mëdha.

“Me këtë vendim të sotëm, qeveria e Kosovës, përmbushi edhe një obligim ndaj atyre që në kohë të vështira patën guximin intelektual e kombëtar që të jenë krah me popullin duke shpallur Kosovën Republikë dhe duke nxjerrur Kushtetutën e Kaçanikut, akte këto të cilat i paraprinë zhvillimeve të mëdha në vitet e mëpasme në vendin tonë,” ka shtuar tutje Reçica.