Qeveria Hoti - Foto: ZKM

Qeveria e Kosovës: ‘Hezbollah’ shpallet organizatë terroriste

Me propozimin e ministres së Jashtme dhe të Diasporës, Meliza Haradinaj, organizata “Hezbollah” është shpallur organizatë terroriste në territorin e Kosovës.

“Organizatën ndërkombëtare terroriste ‘Hezbollah’, krahun e saj politik dhe atë ushtarak ta shpallë si organizatë terroriste në territorin e Republikës së Kosovës. Propozimi bëhet për ruajtjen e sigurisë kombëtare, rajonale dhe globale, mbrojtjes së interesave shtetërore dhe me qëllimin që Qeveria e Kosovës të jetë aktive me aleancat ndërkombëtare të luftimit të këtyre grupeve terroriste”, tha ministrja Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë.

Ajo tha se kjo organizatë është shpallur si terroriste edhe nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja e shumë shtete të Europës.