Meliza Haradinaj konsideron se Rusia i njeh institucionet e Kosovës bazuar në një notë verbale të vitit të kaluar

Ish ministrja e Punëve të jashtme, Meliza Haradinaj konsideron se Rusia tashmë i njeh institucionet e Kosovës.

Këto deklarime i bëri duke u bazuar në një notë verbale që Rusia e kishte adresuar vitin e kaluar në drejtim të Ministrisë së Punëve të Jashtme e jo UNMIK-ut.

“Nëse Rusia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, atëherë përse kjo notë verbale më 27 nëntor të vitit kaluar iu adresua Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës dhe jo UNMIK-ut. Konsideroj se kjo konfirmon që Rusia tashmë e ka pranuar fuqitë e ligjshme të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.