Qendrat mjekësore në Prizren që do të punojnë edhe për festat e fundvitit

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prizren do të punojnë edhe gjatë ditëve të festave të fundvitit.

Kështu ka bërë të ditur Komuna e Prizrenit përmes një njoftimi në Facebook.

Në njoftim thuhet që Shërbimi Urgjent dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare do të punojnë me orar të plotë 24 orësh gjatë datave 31 dhjetor 2019, gjithashtu me 1 dhe 2 janar 2020.

Sipas njoftimit të komunës, QMF 1 (ish ambulanta e stomatologjisë) do të punojë me orar nga 07:00 deri më 20:00.

Komuna po ashtu ka bërë të ditur që ky orar do të respektohet vetëm në datat e lartëcekura, duke pasur parasysh mundësinë e nevojës për intervenime urgjente shëndetësore.