Foto: KALLXO.com

Punime në rrjetin energjetik në rajonin e Prishtinës, vendet ku nesër do të ketë ndërprerje të rrymës

Kompania për distribuimin e energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se nesër do të zhvillohen punime në kuadër të projekteve investive.

Sipas KEDS, punime do të zhvillohen vetëm në rajonin e Prishtinës dhe ky është orari i punimeve dhe i ndërprerjes së rrymës dhe vendet ku do të kryhen këto punime:

1.

Në NS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:

NS 10/04kV Furra Laura (kodi:14000001004) prej orës    09:00 deri në ora 17:00

Vendet: Një pjesë e rr. Skënderbeu dhe  një pjesë e rr.Valon Hasani.

Arsyeja: Kyçja e konsumatorëve në rrjetin e ri nëntokësor.