Punëtorë teknikë të QMF-ve dhe shkollave në Prishtinë protestojnë për rritje të pagave
21.11.2023 - 10:44
Punëtorët teknikë të Qendrave të Mjekësisë Familjare dhe disa shkollave kanë protestuar para Komunës së Prishtinës me kërkesë për rritje të pagave.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të këtij sektori, Jusuf Azemi kërkoi që paga e këtyre punëtorëve të rritet nga 250 në 450 euro në muaj.
Sipas tij, nëse komuna nuk merr ndonnjë hap, punëtorët do mdërpresin shërbimin.
Pas këtij deklarimi, nënkryetari i komunës, Alban Zogaj ftoi në takim Azemi si dhe përfaqësues të punëtorëve të këtij sektori.