Publikoi video intime të një 14-vjeçareje, arrestohet 19-vjeçari në Shqipëri

Një 19-vjeçar në Shqipëri, H.Ç. është arrestuar pasi që dyshohet se ka publikuar në rrjete sociale video intime të një vajze të mitur, 14-vjeçare.

Policia shqiptare njofton se kallëzimi penal ishte bërë nga një grua 40-vjeçare në Komisariatin e Policisë në Lushnjë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të këtij komisariati organizuan punën për zbardhjen e këtij rasti dhe vënien e autorit, përpara përgjegjësisë penale” – thuhet në njoftim.

Celulari i të arrestuarit, i cili është nga Fieri është sekuestruar si provë materiale.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.