Ilustrim

Publikoi në rrjete sociale duke shtënë me armë, arrestohet një person në Vushtrri

Një person është arrestuar dje nga Policia e Kosovës në fshatin Reznik të Vushtrrisë, pasi që i njejti në rrjete sociale kishte postuar ku shihej duke shtënë me armë zjarri.

Policia ka bërë të ditur se nga i dyshuari është konfiskuar një revole me karikator pa fishek.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.