COVID-19 Ilustrimi- Naser Fejza

Publikohen rezultatet për 406 testime për COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka njoftuar se nga 406 mostra të marra, 99 prej tyre janë konfirmuar pozitiv me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Me rastet e reja, numri total i të infektuarve deri më tani në Kosovë ka arritur në 12,547.

Sipas njoftimit të IKShPK-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 13 vdekje nga COVID-19, duke e rritur numrin e të vdekurve në 480

Ndërsa në 24 orët e fundit po ashtu janë shëruar edhe 152 pacientë, kurse numri i pacientëve të shëruar deri më tani është 8,567, me 3,410 raste aktive.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 24 raste, komuna Pejë 19 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Kaçanik 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Drenas, Graçanicë, Kamenicë, Klinë, Mitrovicë, Rahovec dhe Suharekë.