Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Pse mostrat e dyshuara për variantin e ri të COVID-19 janë dërguar në Gjermani?

Drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani, në “Kallxo Pernime” ka folur në lidhje me dyshimet për variantin e ri të COVID-19 në Kosovë.

Ramadani ka treguar se pse mostrat e dyshuara për këtë variant, janë dërguar për testim në Gjermani.

“Jemi laborator i hapur në rrjetin botëror të laboratorëve. Kjo është për krenari të këtij shteti dhe këtij vendi. Ne së shpejti do të vazhdojmë me sekrecionim të gjenomit edhe në Kosovë. Ne kemi dyshuar dhe kompletuar mostrat dhe i kemi dërguar në Berlin, e shumë shpejt do t’i marrim rezultatet”, tha Naser Ramadani.

Sipas Ramadanit, laboratorët në Kosovë janë të kompletuara, por që janë të hapur edhe për analiza nga vendet e tjera.

“Laboratorët tanë janë të kompletuara dhe ju e dini se si ka filluar prej një aparati dhe është në gjithë Kosovën. Kjo është analizë e cila duhet të bëhet me metodën e sekrecionimit të gjenomit dhe këtë aparaturë e kemi në Institut. Por ne jemi laborator i cili është i hapur me botën dhe bëjmë kontroll të jashtëm dhe të brendshëm, si për analiza tona ashtu edhe për shtetet e tjera, edhe të Evropës”, ka thënë Ramadani.