Protestojnë punëtorët e Administratës Shtetërore, paralajmërojnë greva

Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës (SPAK) ka mbajtur një protestë gjatë ditës së sotme përball objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ata kanë kërkuar që Qeveria të miratojë sa më shpejtë ligjin për Paga.

Bashkë me Sindikatën e Pavarur të Administratës së Kosovës në këtë protestë prezent ishin edhe sindikatat tjera si : SBASHK, FSSHK, si dhe Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës.

Kryetari i SPAK-së, Ali Gashi ka palajmëruar edhe greva nëse kërkesa e tyre nuk realizohet.

“Presin reflektim nga ana e qeverisë së Kosovës në të kundërtën tha se nuk i përjashtojnë as grevat e protestat e tjera” është shprehur Gashi./21Media