Jep dorëheqje zëvendësuesi i drejtorit të Shërbimit Korrektues

Ali Gashi, zëvendësuesi i drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK) ka dhënë dorëheqje nga ky post.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se dje, Ali Gashi për arsye personale i ka kërkuar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, lirimin nga posti që mbante.

Dorëheqja e tij është miratuar nga ministrja Haxhiu.

“Dje zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, z. Ali Gashi, për arsye personale i ka kërkuar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, lirimin nga  detyra e zëvendësuesit të drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues.  Mbas kësaj, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka aprovuar kërkesën për lirim nga detyra”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e ShKK-së.

Dorëheqja e Gashit nga pozita e zëvendësuesit të drejtorit të Përgjithshëm të ShKK- vjen pas publikimit të raportit të përvitshëm të Departamenti Amerikan i Shtetit, sipas të cilit ka pretendime të vazhdueshme nga të paraburgosurit se këta të fundit keqtrajtohen nga policët e Kosovës e nga personeli i Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Dy muaj pas emërimit si zv/drejtor i burgjeve, MD largon nga kjo pozitë Rasim Selmanin