Foto: “Fourth Wave”

Protestë në Mitrovicë ndaj rikualifikimit nga Gjykata të një rasti të dyshuar të dhunimit në lëndim të lehtë trupor

Organizata “Fourth Wave” në Mitrovicë ka protestuar më 01.07.2024 kundër një rasti të rikualifikimit të veprës penale të pretenduar – dhunimi, në lëndim i lehtë trupor nga Gjykata e Mitrovicës.

Protestuesit kanë protestuar afër ndërtesës së Gjykatës me parullën “Gjykatës, dhuna s’o hajgare”.

“Ne këtu jemi mbledhur për t’i thënë gjykatës që dhuna seksuale nuk është lëndim i lehtë trupor. Dhuna me bazë gjinore nuk është lëndim i lehtë trupor, si dhe recedivistët të mos kenë edhe një mundësi tjetër për të kryer edhe një akt tjetër dhune”- ka reaguar “Fourth Wave”.

Sipas aktendimit të Gjykatës së Mitrovicës, të cilin e ka parë KALLXO.com, ndaj të pandehurit E.P. është ndërprerë masa e paraburgimit dhe është liruar të mbrohet në liri.

Sipas aktakuzës, E.P. akuzohej për dhunim dhe për armëmbajtje pa leje.

Gjykata, sipas aktvendimit, e ka rikualifikuar veprën penale – dhunimi në – lëndim i lehtë trupor.

Për lëndim të lehtë trupor e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënim unik prej 1 vit e tetë muaj burgim.

Sipas Gjykatës, kanë pushuar kushtet faktike mbi të cilat është caktuar dhe vazhduar masa e paraburgimit ndaj të pandehurit, prandaj masa në të cilën gjendej i pandehuri është e panevojshme dhe nuk ka arsye apo bazë për ta vazhduar.

Foto: “Fourth Wave”
Foto: “Fourth Wave”
Foto: “Fourth Wave”