Foto: KEK

Protesta në KEK, arrestohen pesë persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar pesë persona gjatë protestës së djeshme të punëtorëve të KEK-ut.

Sipas njoftimit të policisë, protestuesit fillimisht ishin tubuar para mensës së punëtorëve, e më pas me forcë duke dëmtuar dyert e hyrjes kanë depërtuar brenda rrethojave të Termocentralit Kosova B.

Me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit, kurse të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.