Protesta e PSD-së, lëndohet një gazetar

Një gazetar është rrëzuar në tokë, përderisa Policia e Kosovës ka hedhur sprej për të shpërndarë turmën në protestën e përcjellur me mejte shpërthyese të Partisë Socialdemokrate.

Siç raporton ekipi i KALLXO.com nga vendi i ngjarjes, i njëjti është larguar nga kolegët e tjerë.

Autoambulanca ka arritur në vendngjarje për t’i ofruar ndihmën mjekësore të kërkuar nga gazetari.

Nga videot në vendin e ngjarjes, dëgjohen zëra që thonë “unë jam gazetar, mos më prek”.

Partia Socialdemokrate është duke protestuar me mjete shpërthyese, kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Tymi i mjeteve shpërthyese ka hyrë edhe brenda hotelit ku Trendafilova është duke mbajtur një takim me përfaqësues të shoqërisë civile, në Prishtinë.