Bajram Sefaj. Foto: Facebook/Ilir Sefaj.

Vdes gazetari e shkrimtari Bajram Sefaj

Më 12.03.2024, ka vdekur në moshën 83 vjeçare gazetari e shkrimtari, Bajram Sefaj.

Lajmin mortor e ka dhënë një prej familjarëve të tij.

“Pas një sëmundjeje relativisht të gjatë, sot, më 12 mars 2024, kaloi në përjetësi axha im i shtrenjtë, Bajram Sefaj, doajen i gazetarisë së Kosovës”- ka shkruar Iir Sefaj në Facebook, nipi i të ndjerit.

Gazetari Bajram Sefaj ka lindur më 1941 në Novosellë të Pejës. Për shumë vjet ka punuar si gazetar në gazetën”Rilindja”, por edhe ka qenë korrespondent për disa media të huaja.

Përveç gazetarisë, Sefaj është marrë edhe me krijimtari letrare.  Ai është autor i disa veprave letrare në prozë, poezi e publicistikë.