Protesta e njësitit FIT, reagon Abdixhiku: Trishtim, dëshpërim

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur ‘trishtim dhe dëshpërim’ që njësiti FIT i Policisë së Kosovës “është detyruar që të protestojë para Qeverisë së Kosovës”.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se ‘Qeveria nuk po i dëgjon ata kur kanë nevojë’.

“Trishtim. Dëshpërim. Njësia më elitare e shtetit detyrohen në protestë. Heronjtë e veriut, djemtë më të zot, të poshtëruar nga një Qeveri që nuk dëgjon për ta kur ata kanë nevojë.Kosova meriton më mirë. Kosova mundet më shumë” – ka shkruar Abdixhiku.

Njësiti FIT i Policisë së Kosovës përmes një proteste të mbajtur sot ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria e Kosovës, që propozimin për shtesat e rrezikshmërisë ta rishikojnë edhe njëherë.

Kërkesat e këtij njësiti janë që të kategorizohen si njësi të veçanta dhe të përfshihen në listën e ekspertëve; rrezikshmëria të caktohet në 50% të pagës; si dhe shtesat për kushte specifike të punës.

Këto janë kërkesat e njësitit FIT të Policisë së Kosovës drejtuar kryeministrit Albin Kurti