Aksidenti me fatalitet ku mbeti e vdekur shtetasja e huaj në autostradën Ferizaj-Prishtinë, Foto: KALLXO.com

Prokuroria po heton rastin e shtetases së huaj e cila u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Prokuroria e Ferizajt ka njoftuar se është duke u hetuar rastin e shtetases së huaj (ukrainase) me iniciale O.K., e cila është gjetur e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë, më 21.02.2024.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, rasti ka ndodhur rreth orës 19:30 dhe është duke u hetuar në drejtim të veprës penale “Aksident trafiku” me fatalitet”.

KALLXO.com solli pamje nga vendi i ngjarjes:

“Hetuesit Rajonal të Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e saj. Prokuroria me të gjitha institucionet tjera relevante janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave të kësaj vdekjeje, dhe rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale “Aksident trafiku” me fatalitet” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ndërkaq, me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi e kishte konfirmuar për KALLXO.com, më 21.02.2024, se viktima është vërejtur nga patrulla policore e autostradës në shiritin emergjent.

“Sot rreth orës 20:00, në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ drejtimi Ferizaj-Prishtinë, km i 24-të. Patrulla policore e autostradës, ka vërejtur një person të shtrirë në rrugë (shiritin emergjent). Policia ka njoftuar emergjencën, mjeku kujdestar ka konfirmuar se personi femër, shtetase e huaj është pa shenja jete. Në vend- ngjarje kanë dalë njësitet relevante për trajtimin e rastit, po ashtu ka dalë edhe prokurori”- ka thënë Krasniqi më 21.02.2024. 

Sipas Policisë, rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë.

Aksidenti me fatalitet ku mbeti e vdekur shtetasja e huaj në autostradën Ferizaj-Prishtinë, Foto: KALLXO.com
Aksidenti me fatalitet ku mbeti e vdekur shtetasja e huaj në autostradën Ferizaj-Prishtinë, Foto: KALLXO.com/ 21.02.2024
Një shtetase e huaj gjendet e vdekur në autostradën Ferizaj – Prishtinë, Foto: KALLXO.com/ 21.02.2024
Një shtetase e huaj gjendet e vdekur në autostradën Ferizaj – Prishtinë, Foto: KALLXO.com/ 21.02.2024