Prokuroria konfirmon vdekjen e të miturës që u godit nga treni në Klinë

Një vajzë e mitur është goditur pasditen e sotme nga një tren në Klinë të Pjesë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka konfirmuar për KALLXO.com se e mitura ka vdekur.

“Mund të konfirmoj se e mitura ka vdekur. Për detaje të tjera rreth rastit do të ju njoftojmë më vonë”, ka thënë Nikçi.

KALLXO.com raportoi më herët për të miturën e cila u godit nga treni në Klinë të Pjesës.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajoni e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 12: 45 në Klinë ka ndodhur një rast ku treni ka goditur një këmbësore të mitur”, ka thënë Rugova.

Ai ka shtuar se në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitet relevante dhe po merren me rastin.